Presidenti Barack Obama pranoi se Shtetet e Bashkuara "kanë torturuar disa njerëz", pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, por i paralajmëroi që njerëzit nuk duhet të nxitohen me gjykime.
Obama pranoi se agjentët amerikanë të zbulimit kanë bërë veprime që binin në kundërshtim me vlerat amerikane, por shtoi se zyrtarët e sigurisë nuk e dinin në se një sulm tjetër terrorist ndaj SHBA do të ndodhte menjëherë dhe se ata ishin nën një presion të jashtëzakonshëm. Presidenti i amerikan foli ndërsa pritet që përfundimet e një raporti të Senatit amerikan të bëhen të vlefshme për publikun.
Në raport bëhet fjalë me sa duket mbi trajtimin e ashpër të të dyshuarve për terrorizëm nga CIA, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. CIA është akuzuar prej kohësh për praktika brutale dhe tortura në zbatimin e atyre që ajo i ka quajtur "teknika intensive të të marrit në pyetje". Obama i ndaloi këto veprime pasi erdhi në pushtet në vitin 2009, por ka shmangur përdorimin e fjalës "torturë".
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO