WASHINGTON- Administrata e Obamës është gati t’i kërkojë 5 miliardë dollarë Kompanisë së rejtingut, Standar&Poor's, për dëmet që shkaktoi nga kriza hipotekare që shpërtheu në 2007.

Një krizë - e cila sipas Departamentit të Drejtësisë amerikane- kolosi i reitingut i kishte kontribuar duke rritur vlerësimet e kredive hipotekare të njohura si obligimet kolaterale të borxhit (CDO) në vitin 2007, vlera e të cilave më vonë ra në mënyrë dramatike.

Rënia e CDO-s u shkaktua nga kolapsi i tregut të shtëpive në SHBA, që çoi në krizë globale. S&P u mbrojt duke thënë se akuzat janë plotësisht pa fakte dhe pa baze ligjore.

Dhe se interesi i saj ishte të mbronte investitorët dhe të gjithë aktorët e tregut, duke furnizuar opinione të pavarura mbi vlerën e produkteve financiar që ishin nën vlerësim të saj.

Padia është e para e këtij lloji, që akuzon për gabime në vlerësim nga kjo agjenci, që çoi më pas në krizë financiare. Aksionet e pronarit të S&P, grupi botues dhe mediatik amerikan McGraw Hill, ranë me 14% në bursën e Wall Street menjëherë pas publikimit të lajmit

(sg/shqiptarja.com)