Obama mbështet kandidaturën e 
Suzana Shkrelit për në Kongres

Obama mbështet kandidaturën e <br />Suzana Shkrelit për në Kongres
Presidenti i SHBA, Barack Obama, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e shqiptares, Suzana Shkreli, për në Kongresin amerikan. 

Shkreli garon në zgjedhjet e 8 Nëntorit, kur amerikanët do të zgjedhin edhe pasuesin e Obamës, për një vend në Kongres. 

Presidenti Obama e ka cilësuar Shkrelin një lidere të fortë dhe të zgjuar.

"Në Kongres Shkreli do të jetë ajo lidere për të cilën kemi nevojë për të krijuar një vend më të sigurt, më të fortë dhe më të drejtë për familjet që punojnë", u shpreh Presidenti Obama.

Presidenti amerikan vijoi më tej se "Suzanna Shkreli është një luftëtare për familjet që punojnë në Michigan. Sipas tij, Shkreli do të luftojë në Kongres për të mbrojtur reformat në sigurimet shoqërore dhe kujdesin shëndetësor. 

"Unë e di se në Kongres, Shkreli do të luftojë për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe kujdesin shëndetësor dhe për të mbrojtur të drejtat e grave për t'u zgjedhur. Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten te Suzana Shkreli", deklaroi Obama.

Suzana Shkreli, me origjinë shqiptare, është 29-vjeç. Ajo do të bëhet anëtarja më e re në historinë e Kongresit amerikan nëse arrin të zgjidhet në zgjedhjet e 8 Nëntorit dhe njëherazi shqiptarja e parë që zgjidhet në aulën më të madhe të demokracisë në botë.  


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin