Obama: Me zgjedhjet e 8 nëntorit
demokracia në rrezik

Obama: Me zgjedhjet e 8 nëntorit<br />demokracia në rrezik
“ Me këto zgjedhje demokracia është në lojë” është kjo deklarata që presidenti i SHBA Barack Obama dha gjatë një takimi elektoral në mbështetje të demokrates Hillary Clinton.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë  shtoi se janë të rrezik të gjitha progreset që janë bërë deri më sot. Sigurisht që akuzat i ishin drejtuar kandidatit republikan Trump dhe deklaratave të tij.

“ Civilizimi është në lojë, toleranca, mirësjellja po ashtu. I gjithë progresi që kemi bërë është në lojë me zgjedhjet e 8 nëntorit” u shpreh Obama duke kërkuar që të gjithë të mbështeshin ish sekretaren e shtetit Clinton.

E sa i përket rrugëtimit të republikanit Donald Trump nuk kanë të ndalur telashet dhe gratë të cilat ditë pas dite akuzojnë manjatin e pasurive të paluajtshme.  E këto akuza për ngacmime seksuale kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë i quan kurthe.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor