Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar në ligj buxhetin dyvjeçar, i cili është miratuar nga Kongresi javën e kaluar.

Ky veprim shmang dështimin e Qeverisë amerikane për të paguar borxhet.

Afati i fundit për nënshkrimin e ligjit të buxhetit ka qenë 3 nëntori.

Obama ka thënë se ligji duhet të çlirojë vendin nga kërcënimi i mbylljes së qeverisë.




Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)