IZRAEL - Presidenti amerikan Barack Obama ka mbërritur në Izrael, duke shënuar kështu vizitën e parë në Lindjen e Mesme si president i SHBA-ve.
Në aeroportin e Tel Avivit, Obama është pritur nga të dy liderët e Izraelit, presidenti Shimon Peres dhe Kryeministri Benjamin Netanyahu.
Departamenti kombëtar i policisë ka marrë masa të forta sigurie për vizitën tre-ditore të presidentit amerikan mes protestave dhe sigurisë së lartë në Izrael dhe territoret palestineze.
Gjatë vizitës së tij zyrtare Obama do të takohet edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.
Korrespondentët thonë se lufta në Siri dhe shqetësimet në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit do të zënë pjesën më të madhe të bisedimeve me autoritete izraelite.
Vizita e Obamës është komentuar nga analistët politikë si një kapitull i ri në marrëdhëniet me Kryeministrin israelit Benjamin Netanyahun, të cilët kanë pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë katër viteve të fundit.
Gjithashtu e mbarë bota është mbërthyer në pritje nëse dy burrat e shtetit do të mund t’i afrohen arritjes së paqes, në Lindjen e Mesme.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com