/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama vlerësoi sot në Brisbane se koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin Shteti Islamik (ISIS) do të dobësohej nga një  aleancë e mundshme me qeverinë siriane.
"Ne mendojmë se të bashkosh kausën me Assad-in kundër ISIS-it do të dobësonte koalicionin", deklaroi Obama gjatë një konference për shtyp në përfundim të mbledhjes së G20.
"Assad-i ka humbur krejtësisht legjitimitetin e tij në sytë e shumicës së vendit të tij|, shtoi Obama, ndërkohë që SHBA-ja drejton një koalicion të përbërë nga shumë vende që luftojnë ISIS-in që ka nën kontroll territore të gjera në Irak dhe Siri.