SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka folur mbi mocionin e sotëm të parlamentit të Krimesë, për të mbajtur një referendum mbi bashkëangjitjen e zonës me shtetin e Rusisë.

“Propozimi për referendum në Krime do të dhunonte ligjin ndërkombëtar dhe nuk do të respektonte Kushtetutën e vendit.
Çdo debat për të ardhmen e vendit duhet të përfshijë qeverinë legjitime të Ukrainës.Kam bindjen se do të punojmë së bashku me aleatët tanë në BE, për të reaguar kundër agresionit rus në Ukrainë”-ka thënë Barack Obama.
 
Presidenti amerkan Barack Obama urdhëroi gjithashtu edhe ngrirjen e aseteve si dhe ndalimin e shkeljes në tokën amerikane të të gjithë personave të përfshirë në dërgimin e ushtarëve rus në gadishullin autonom të Krimesë.
 

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)