Obama për shkollimin e vajzave: Jo
nëse menstruacionet shihen si turp!

Obama për shkollimin e vajzave: Jo<br />nëse menstruacionet shihen si turp!
Zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama, ka shkruar një ese të fuqishme dhe kuptimplotë ku ka shpjeguar domosdoshmërinë e shkollimit të vajzave në mbarë botën. Michelle Obama ka qenë gjithnjë një përkrahëse e fuqishme e edukimit të vajzave dhe së fundmi ka ndërmarrë një inicativë së bashku me Presidentin Obama, të quajtur 'Lërini vajzat të mësojnë', ku kërkon ndihmë për të siguruar burime shkollimi për vajzat. 

Iniciativa do të financojë shkolla dhe kurse që mësojnë vajzat të jenë lidere, do të shërbejë për të edukuar vajzat në zonat e konfliktit, ndërsa fajëson varfërinë dhe sëmundjen e SIDA-s si disa prej faktorëve që ndalojnë arsimimin e vajzave. Në një ese për "The Atlantic", Zonja e Parë shkroi për 62 milion vajza në të gjithë botën që nuk janë në shkollë dhe pse një fenomen i tille duhet të marrë fund. 

Ajo shkroi se 'mos investimi në edukimin e vajzave, është pjesë e problemit, por është më e ndërlikuar se aq'. 

"Bursat, banjat dhe transporti i sigurtë nuk do të funksionojnë nëse shoqëria vijon të shohë 'menstruacionet' si të turpshme dhe të shmangë femrat me menstruacione, ose nëse nuk dënohen përdhunuesit. Ose nëse ofrohen kaq pak mundësi punësimi për vajzat dhe mungon mbështetja për familjet e tyre që nuk mund ta përballojnë shkollimin."

Zonja e Parë shkroi për 'ndryshimet kulturore' që kanë sjellë krizën, por e mbylli esenë e saj me shpresë. 

"Si një Zonjë e Parë, mama dhe një qënie njerëzore, unë nuk mund të largohem nga këto vajza dhe kam ndërmend të ngre zërin në emër të tyre për gjithë jetën time," shkroi ajo. "Do të vazhdoj të shtyj liderët botërorë që të investojnë në potencialin e tyre dhe të krijojnë shoqëri që i vlerësojnë vërtet ato si qenie njerëzore." 

Rruga për t'i dhënë fund krizës së femrave mund të mos jetë e lehtë, por siç tha se Znj. Obama: "E dimë se ndryshimet ligjore dhe kulturale janë të realizueshme, pasi i kemi parë në shumë vende në botë, përfshirë dhe vendin tonë [Amerikën]. 
michelle obama
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit