/ATSH-ANSA/ - Presidenti amerikan, Barack Obama përjashtoi mundësinë e arritjes së një marrëveshje paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve gjatë muajve të fundit të mandatit të tij, sipas burimeve të administratës amerikane.
Burimet theksojnë se presidenti Obama ka bërë një vlerësim realist të situatës në Lindjen e Mesme, disa ditë përpara vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në SHBA.
Po kështu, burimet e sipërcituara thanë se dy liderët do të diskutojnë hapat e nevojshme për mënjanimin e një përplasjeje të re izraelito-palestineze, por pa arritur në një marrëveshje paqeje.