UASHINGTON - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mirëpritur vendimin e kompanisë filmike Sony për të publikuar filmin komedi/satirë mbi Korenë e Veriut, në një numër të caktuar kinemash në Amerikë gjatë ditës së Krishtlindjes.
Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i presidentit Eric Schultz, i cili u shpreh se Obama ka përshëndetur ndryshimin e vendimit nga Sony për të publikuar filmin, pasi Amerika është një vend që beson në fjalën e lirë dhe në të drejtën e shprehjes artistike. Sipas tyre vendimi për publikimin e filmit do t’i lejojë audiencës të bëjnë vetë vlerësimin mbi filmin dhe presin komente mbi të.
Më herët Obama ka kritikuar kompaninë Sony për tërheqjen e filmit pas kërcënimeve ndaj kinemave dhe një sulmi kibernetik ndaj kompanisë së tyre. SHBA ka akuzuar Korenë e Veriut si përgjegjëse për sulmin e hakerave dhe ka quajtur një “gabim” ndalimin e shfaqjes së tij në kinema.
Filmi “The Interview” është një satirë ndaj liderit të Koresë së Veriut Kim Yong-un, ku përshkruhet një tentativë vrasje ndaj tij, dhe pas publikimit të trailerit një grup hakerash kërcënuan se do të sulmonin të gjitha kinematë që do t’a transmetonin atë. Nga 3 mijë kinema, filmi do të publikohet në vetëm 200 prej tyre, të vlerësuara si shtëpitë e artit më të pavarura në Amerikë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com