SHBA - Shtëpia e Bardhë u kthye në një Music Hall modern mbrëmjen e 6 marsit për të mirëpritur një koncert të `Femrave të Soulit` me këngëtaret e muzikës soul. Ky koncert u hap nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama. Ai i uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë, këngëtareve të muzikës që janë bërë pjesë të historisë amerikane. 

Në listë ishin të njohurat e muzikës, këngëtare të vjetra dhe të reja të muzikës legjendare të zhanrit Soul. Në Shtëpinë e Bardhë merrnin pjesë, e madhja Aretha Franklin, Patti LaBelle, Janelle Mona, Jill Scott, Ariana Grande e Tessanne Chin dhe të tjera. 

Koncerti i titulluar "Performancë në Shtëpinë e Bardhë" u krijua për nder të festës së gruas, 8 Marsit.
 

(v.gj/shqiptarja.com)