“Ishte një nga njerëzit më kurajozë në botë”, ka thënë presidenti i SHBA, Barack Obama gjatë një bisede në televizion. Reagime për ndarjen nga jeta të Mandelës kanë ardhur nga çdo vend i botës. Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton: Falë tij jetojmë në një botë më të mirë.
OBAMA: SE MENDOJ JETËN TIME PA SHEMBULLIN E MANDELËS
“Ishte një nga njerëzit më kurajozë në botë”, ka thënë presidenti i SHBA, Barack Obama gjatë një bisede në televizion. “Nuk mund ta mendoj jetën time pa shembullin e Mandelës”, ka shtuar Obama, i cili u shfaq i mallëngjyer në ekranin e televizionit. “Jam një nga milionat njerëz që janë inspiruar nga Mandela, më ka dhënë mundësinë të besoj se mund të bësh gjithçka kur shpresa ekziston”. “Të ndalojmë dhe ta falenderojmë për faktin që jetoi në kohën tonë”, deklaroi presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Mesazhit të tij iu bashkua dhe Michelle Obama e cila tha se Mandela ishte një shembull i jashtëzakonshëm i mirësisë, kurajos dhe dhembshurisë për tjetrin. Shtëpia e Bardhë dhe të gjitha institucionet e tjera kanë ulur flamurin në gjysëm-shtizë në nder të Mandelas.
KI MOON: U NDA NGA JETA FRYMËZUESI I NJERËZIMIT
“Burim besimi, inspirimi dhe shprese për njerëzimin”, thotë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke folur pas lajmit të vdekjes së Nelson Mandelës. “Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Ishte një njeri i madhe, një gjigant i drejtësisë dhe një burim frymëzimi për gjithë njerëzimin”, ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
KAMERON: IKU NJË HEROI I KOHËS TONË
“U shua një dritë e madhe”, ka thënë kryeministri Britanik, David Kameron, pas lajmit për vdekjen e Nelson Mandelës, një ndër të parët liderë që reagoi. “Nelson Mandela ishte një hero i kohës tonë”, ka shkruar Kameron në Twitter, duke shtuar se flamuri në rezidencën e tij do të jetë në gjysëm shtizë.
DE KLERK: FALË TIJ RILINDI AFRIKA E JUGUT
“Falë Nelson Mandelës u bë e mundur që Afrika e Jugut të rilindte”, ka deklaruar për CNN, ish-presidenti i fundit i kohës së apartejdit, Frederik De Klerk, protagonisti i epokës me Nelson Mandelën dhe me çmimin e tij për Nobel për Paqe.
HOLLANDE: IKU NJË LUFTËTAR I MREKULLUESHËM
Presidenti francez Francois Hollande e ka quajtur Nelson Mandelën, “një luftëtar të mrekullueshëm” dhe “një protagonist të shkëlqyer të rezistencës ndaj apartejdit. “Ish-presidenti i Afrikës së Jugut ishte mishërimi i vendit të tij dhe çementuesi i bashkimit dhe krenarisë së Afrikës”, ka shtuar Hollande.
KLINTON: FALË TIJ JETOJMË NË NJË BOTË MË TË MIRË
“Bota ka humbur një nga liderët e saj më të rëndësishëm. Hillary, Chelsea dhe unë kemi humbur një mik të madh”. Kështu ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton e kujton Nelson Mandelën, “kampioni i dinjitetit njerëzor, i lirisë dhe paqes dhe i rilindjes”. “Ne të gjithë sot jetojmë në një botë më të mirë, falë jetës që bëri Madiba”, thotë Klinton në mesazhin e tij.
BUSH: ISHTE NJERIU QE E BERI BOTEN ME TE MIRE
Edhe dy ish-presidentët amerikanë, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton kanë dhënë mesazhin e tyre duke thënë se, “i bashkoheshin njerëzve në Afrikën e Jugut dhe në gjithë botën në celebrimin e jetës së Nelson Mandelas, një njeri që e bëri këtë botë një vend më të mirë”.
MESAZHE EDHE NGA SPORTI
Por mesazhe ngushëllimi erdhën edhe nga bota e sportit. Ylli i Real Madrid postoi në profilin e tij në Twitter një foto me ish-presidentin e Afrikës së Jugut duke thënë se gjithmonë do të inspirohej nga ai.
Mesazhe erdhën edhe nga braziliani Pele dhe ish-boksieri Muhamed Ali.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com