Sulmet ajrore në mbështetje të forcave irakiane kanë për qëllim mbrojtjen e interesave amerikane atje. Kështu e ka cilësuar presidenti amerikan, Barack Obama sulmin e një dite më parë në Mosul. “Dështimi i sulmeve të ndërmarra në Irak mund ta vërë personelin e SHBA-së, përfshirë ambasadën amerikane në Bagdad, në rrezik”, paralajmëroi Obama në një letër drejtuar Kongresit.