Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për rritjen e numrit të viktimave palestineze në sulmet e Izraelit në Gaza, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama duke vënë në dukje se "ne nuk duam të shohim më shumë civilë të vrarë dhe se kjo i shërben qëllimit të armiqësisë". "Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe si rezultat i operacioneve të tij ka shkaktuar tashmë dëme të mëdha në infrastrukturën terroriste të Hamasit në Gaza. Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me numrin në rritje të vdekjeve të civilëve palestinezë dhe humbjen e jetëve izraelite", theksoi presidenti amerikan. "Për këtë arsye qëllimi ynë tani është qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojë zjarrin dhe t'u japë fund vdekjes së civilëve të pafajshëm si në Gaza ashtu dhe në Izrael". "Kjo punë nuk do të jetë e lehtë, por unë i kam kërkuar sekretarit Kerry për të bërë çdo gjë të mundur për të lehtësuar përfundimin e armiqësisë. Ne nuk duam të shohim më shumë civilë të tjerë të vrarë", përfundoi Obama./ /l.q/ a.jor.
/Shqiptarja.com





