Një telefonatë historike është cilësuar ajo ndërmjet presidentit amerikan Barak Obama dhe atij iranian Hasan Rohani.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë Obama, i cili ka shpjeguar se kjo ka ndodhur me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për programin bërthamor, gjë që sipas tij është e mundur.
“Shpresoj për një zgjidhje globale me Teheranin”, ka deklaruar Obama.
Kjo telefonatë, është kontakti I parë mes një presidenti amerikan dhe një iraniani, që nga revolucioni islamik i vitit 1979.
Obama, i cili shpjegoi se si ai dhe Rohani kanë ftuar ekipin e tyre të "punojnë shpejt për të arritur një marrëveshje mbi energjinë bërthamore", i ka bërë thirrje Iranit të përgjogjet për "veprime të rëndësishme, të përgjegjshme dhe transparente dhe që mund të çojnë në një lehtësim të sanksioneveve për Teheranin".
Të dy udhëheqësit ranë dakord të udhëzojnë ministrat e tyre të Huaj, John Kerry dhe Javad Zarif, për të shkuar përpara me dialogun sa më shpejt të jetë e mundur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com