O’Brien, Escobar e Lajçak koordinojnë strategjitë për dialogun Kosovë-Serbi

O’Brien, Escobar e Lajçak koordinojnë strategjitë për dialogun Kosovë-Serbi

Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, janë koordinuar për strategjitë për ta çuar përpara çështjen e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

“SHBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun si rrugë për marrëdhënie paqësore dhe produktive”, shkroi O’Brien në platformën X.

Lajçak, në një postim tjetër, shkroi se në Uashington u diskutua rruga përpara në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.

“E rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së”, shkroi Lajçak.

Ndonjë detaj për strategjitë e përmendura nuk u bë i ditur.Bashkësia ndërkmbëtare është duke i bërë trysni Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është arritur vitin e kaluar.

Kosova është nën presion për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia për ta njohur de facto Kosovën.

Ky asociacion është përmendur, ditëve të fundit, edhe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij nuk do ta pranojë një gjë të tillë. REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Dasma e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, pastorët britanikë: Jemi të krishterë dhe person LGBT! Bukur të celebrosh dashurinë mes dy njerëzve

Dasma e çiftit të së njëjtës gjini në Tiranë, pastorët britanikë: Jemi të krishterë dhe person LGBT! Bukur të celebrosh dashurinë mes dy njerëzve