OBSH: 7 693 të vdekur nga 19 695 raste nga virusi i Ebolas

/ATSH-AFP/ - Numri i të vdekurve si pasojë e epidemisë së ethes hemorragjike Ebola në Afrikën Perëndimore ka arritur në 7 693 nga një total prej 19 695 rastesh të regjistruara në tre vendet më të prekura, sipas bilancit të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë,
Në total virusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 7 708 personave në mbarë botën:
- Sierra Leone -
Sierra Leone, që numëron numrin më të madh të rasteve, ka regjistruar më 24 dhjetor 9 203 raste dhe 2 655 të vdekur.
- Liberia -
Liberia, mbetur për një kohë të gjatë vendi më i prekur, ka regjistruar një ngadalpsim të përhaëjes së virusit. Më 20 dhjetor, Liberia numëronte 7 862 raste, 3 384 prej të cilëve të vdekur.
- Guine -
Në Guine, ku epidemia shpërtheu një vit më parë, janë regjistruar 2 630 raste më 24 dhjetor, 1 654 prej të cilëve të vdekur.
- Vendet e tjera të prekura -
Përveç tre vendeve më të prekura, bilanci i personave të vdekur është i pandryshuar: gjashtë në Mali, një në SHBA dhe tetë në Nigeri.
Spanja dhe Senegali, që janë shpallur imune nga virusi i Ebolas, numërojnë secila nga një rast, asnjë të vdekur.
"Ebola, një prej viruseve më të rrezikshëm për njeriun, ka prekur gjithashtu edhe personelin mjekësor. Më 21 dhjetor, 666 anëtarë të këtyre ekipeve janë prekur dhe 366 kanë humbur jetën", sipas OBSH-së.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati