OBSH:7% e popullsisë në botë vuan 
nga skizofrenia, 50% s’merr shërbim

OBSH:7% e popullsisë në botë vuan <br />nga skizofrenia, 50% s’merr shërbim
Rreth 7% e popullsisë adulte në botë është e prekur nga skizofrenia në grupmoshat 15- 35 vjeç sipas OBSH. E njëjta shifër është e vlefshme edhe për Shqipërinë edhe pse nuk ka studime konkrete.

Në ditën Botërore të Shëndetit Mendor është ndërmarrë një fushat sensibilizuese e shtrirë në 4 qytete , Tiranë, Shkodër, Elbasan, dhe Vlorë. "Të jetosh me skizofreninë” është slogani për këtë vit.

Specialistja e shëndeti publik Jonida Haxhiu shprehet se personat që jetojnë me këtë çrregullim, duhet të përballen me sëmundjen nga njëra anë dhe me problemet që kanë të tjerët për ti pranuar ata si "të sëmurë me skizofreni" nga ana tjetër.
 
“Shpeshherë injorohen le të themi simptoma të caktuara të skizofrenisë për të gjithë problemeve të shëndetit mendor në tërësi, pikërisht për shkak të stigmës, për shkak të diskriminimit nëse personat shkojnë kërkojnë një trajtim për këtë gjë, por vihet re që me kalimin e kohës ka gjithmonë e më tepër sensibilizim dhe personat po shkojnë gjithmonë e më tepër për të kërkuar ndihmë, për tu trajtuar nga problemet e shëndetit mendor”, shprehet Jonida Haxhiu.
 
24 milionë njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga skizofrenia.
 
Shkaqet e kësaj sëmundje nuk janë përcaktuar akoma por mendohet që të jenë shkaqe gjenetike por edhe probleme mjedisore.
Skizofrenia është një çrregullim i trajtueshëm, sidomos në stadet fillestare, por kjo sëmundje është kronike, pra vazhdon gjithë jetën. Më shumë se 50% e personave me skizofreni në të gjithë botën nuk e marrin kujdesin e përshtatshëm.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë