OBSH bën thirrje për vazhdimin e përdorimit të vaksinës së AstraZeneca, kundër përdorimit të pasaportës antiCOVID

OBSH bën thirrje për vazhdimin e përdorimit të vaksinës së AstraZeneca, kundër përdorimit të pasaportës antiCOVID

OBSH është shprehur sërish se përfitimet e vaksinës anti-COVID-19 të AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe vendet në të gjithë Evropën duhet të vazhdojnë ta përdorin atë për të shpëtuar sa më shumë jetë, tha të enjten drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Hans Kluge theksoi se një numër i madh i agjencive evropiane po hetojnë një numër të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut në rajon që kanë nxitur një sërë shtetesh të BE të na pezullojnë përkohësisht AstraZeneca.

"Tani për tani, ne nuk e dimë nëse disa ose të gjitha kushtet janë shkaktuar nga vaksina ose nga faktorë të tjerë," tha ai, duke shtuar: "Në këtë pikë të kohës përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe përdorimi i saj duhet të vazhdojë, për të shpëtuar jetë ".

Në fjalën e tij Kluge u shpreh kundër pasaportave të vaksinave në BE, vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian përshkroi propozimet për "kartën e gjelbër dixhitale" të unionit.

" Ne duam një cetefikatë inteligjente vaksinimi. Por kjo është diçka ndryshe nga një pasaportë," tha OBSH-ja.

 Kluge shpjegoi se arsyeja pse agjencia nuk mbështeste pasaportat e vaksinave ishte para së gjithash "etike", duke marrë parasysh "mungesën globale të vaksinave".

"Pra, kjo do të rrisë pabarazinë," tha Kluge.

Ka gjithashtu "arsye shkencore", u shpreh ai .

"Ne nuk jemi ende të sigurt se sa zgjat imuniteti pasi personi ka marrë një vaksinë COVID-19."

Ndërkohë që theksoi se për të katërtën javë rradhazi infeksionet në Evropë janë rritur, me mbi 1.2 milion raste të reja të raportuara javën e kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja