Ne jemi akoma në valën e parë të pandemisë Covid-19, e cila do të jetë "një valë e madhe" dhe që "do të shkojë lart e poshtë" nëpër planet.
Kështu u shpreh Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetit, Margaret Harris.
Ajo theksoi se "gjëja më e mirë tani për të gjitha vendet është të përpiqen ta mbajnë kurbën të sheshtë".
OBSH paralajmëroi gjithashtu që virusi nuk është sezonal si gripi.
"Njerëzit ende mendojnë për stinët," shpjegoi Harris, "ajo që të gjithë duhet të kuptojmë është se ky Covid sillet ndryshe nga gripi"
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha dje se COVID-19, është emergjenca “më e rëndë” globale shëndetësore që ka shpallur ndonjëherë OBSH-ja.
“Pandemia vazhdon të marrë hov. Në gjashtë javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve përafërsisht është dyfishuar”, tha Tedros.
Ai tha se do ta mbledhë këtë javë komitetin e urgjencës së OBSH-së për të vlerësuar pandeminë.
“Një rrugë e gjatë e vështirë është përpara nesh”, tha Tedros, përkundër faktit se “bota ka bërë përpjekje të mëdha”.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e mbylljes së kufijve dhe për kufizimet në udhëtime, drejtori për emergjenca i OBSH-së, Mike Ryan, tha se këto nuk janë masa të qëndrueshme për kohë të gjatë.
Në muajin mars, kur OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen COVID-19, shumica e vendeve të botës i kanë mbyllur kufijtë, në përpjekje për të frenuar përhapjen.
Lehtësimi i masave të tilla ka filluar të bëhet gradualisht qysh në muajin maj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
30 Dhjetor 2024, 08:25
-
VIDEO/ Momenti kur kreu i OBSH-së evakuohet me emergjencë në aeroportin e Jemenit gjatë sulmit raketor izraelit
28 Dhjetor 2024, 21:49
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor 2024, 18:31
-
Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!
26 Dhjetor 2024, 17:02
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor 2024, 14:47
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor 2024, 16:10
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor 2024, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor 2024, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor 2024, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor 2024, 18:14