Shkollat në të gjithë Evropën duhet të qëndrojnë të hapura dhe të merren të gjitha masat për stafin dhe fëmijët, sipas një deklaratë të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF.
“Pandemia ka shkaktuar ndërprerjen më katastrofike të arsimit në histori. Është jetike që të vazhdojë mësimi në klasa pa ndërprerje” tha Hans Kluge, drejtori i OBSH për Evropën.”
Kluge tha se ndërsa pandemia është ende midis nesh, “arsimimi i fëmijëve në mënyrë të sigurt duke qenë të pranishëm në shkolla është parësor për shëndetin mendor dhe aftësitë shoqërore dhe duhet të jetë një objektiv parësor për qeveritë.
"Pandemia nuk ka përfunduar. Ne të gjithë kemi një rol për të siguruar që shkollat të mbeten të hapura në të gjithë Rajonin. Fëmijët dhe të rinjtë nuk mund të rrezikojnë të kenë një vit tjetër të të mësuarit në distancë. Vaksinimi dhe masat mbrojtëse do të ndihmojnë në parandalimin e një rikthimi në ditët më të errëta të pandemisë kur njerëzit duhej të duronin shtetrrethimet dhe fëmijët duhej të përjetonin mësim në distancë” tha Philippe Cori, Zëvendës Drejtor Rajonal, nga UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore.
44 nga 53 vende në Evropë mbyllën shkollat në shkallë vendi në kulmin e valës së parë të pandemisë në prill 2020, ndërsa shumica u rihapën në shtator.
Të dy organizatat thanë se mësuesit dhe personeli i shkollës duhet të jenë grupet kryesore që duhet të vaksinohen, duke shtuar se të gjithë fëmijët e moshës mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore gjithashtu duhet të vaksinohen.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Nis projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar
19 Shtator, 20:16
-
STUDIMI/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë! Një nga frutat më të rekomandueshëm edhe nga OBSH
1 Shtator, 18:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli
31 Gusht, 15:33
-
OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës
30 Gusht, 15:16
-
Lufta në Gaza/ Borrell: S’ka unanimitet për sanksionet ndaj ministrave izraelitë! OBSH: Marrëveshje për pauza për vaksinimet kundër poliomielitit
29 Gusht, 22:14
-
OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik
14 Gusht, 21:13
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht, 16:43
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
'Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon', Orjola Pampuri: OBSH thekson se numri i mjekëve u tkurr me 15%
10 Maj, 14:06
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020
2 Maj, 07:48