Disa mijëra raste të reja të ethes hemoragjike Ebola priten në tre javët e ardhshme në Liberi, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

"Disa mijëra raste me virusin e Ebolas priten në Liberi në tre javët e ardhshme", nënvizon raporti që i kërkon të gjithë personelit sanitar të përgatitet për një rritje të jashtëzakonshme në vendet ku ka përhapje të konsiderueshme të virusit.

Liberia është vendi i Afrikës Perëndimore që ka regjistruar numrin më të madh të rasteve dhe të të vdekurve që prej shpërthimit të epidemisë në muajin mars./ATSH/