OBSH: Duhen mbi 30 miliardë dollarë për zhvillimin e vaksinave, testeve dhe trajtimeve antiCOVID-19

OBSH: Duhen mbi 30 miliardë dollarë për zhvillimin e vaksinave, testeve dhe trajtimeve antiCOVID-19

Më shumë se 30 miliardë dollarë do të jenë të nevojshme për të zhvilluar teste, vaksina dhe trajtime kundër COVID-19, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, para konferencës së donatorëve.

“Iniciativa ndërkombëtare e ndërmarrë në fund të muajit prill nga OBSH dhe partnerët për zhvillimin, prodhimin dhe aksesin e barabartë në diagnostikime të reja, terapi dhe vaksina kundër koronavirusit të ri do të ketë nevojë për 31,3 miliardë dollarë gjatë 12 muajve të ardhshëm”, theksoi agjencia e OKB-së në një komunikatë.

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19 për momentin.

Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, i cili kryen hartografimin dhe monitorimin periodik, 93% e studimeve janë bazuar mbi terapitë dhe vetëm 7% te parandalimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare