COVID 19/ OBSH e konfirmon: Delta ka 'pushtuar' Europën, varianti dominues në të gjithë kontinentin

Tashmë është konfirmuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Varianti Delta i COVID-19 është tani mbizotërues në Evropë.  Mesatarisht, mbi 68% e infeksioneve COVID-19 në shumicën e vendeve evropiane ishin varianti shumë ngjitës Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi.

"Varianti i shqetësimit SARS-COV-2 Delta po lëviz shpejt në të gjithë Evropën dhe tani është bërë lloji më dominues në pjesën më të madhe të rajonit, bazuar në të dhëna të reja," tha OBSH në një deklaratë.

"Bazuar në trendet aktuale, varianti Delta do të jetë lloji dominues global gjatë muajve të ardhshëm dhe tashmë është identifikuar në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Ai do të vazhdojë të përhapet, duke zhvendosur qarkullimin e varianteve të tjera nëse nuk shfaqet një virus i ri më konkurrues", vijon deklarata.

OBSH shtoi se rastet e reja të konfirmuara të COVID-19 janë rritur në të gjithë Evropën në secilën prej katër javëve të fundit dhe u ka kërkuar vendeve edhe një herë të rrisin programet e tyre të vaksinimit.

"Lajmi i mirë është se të dhënat tregojnë qartë se marrja e një serie të plotë vaksinimi ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së rëndë dhe vdekjes. Kur thirren për ta bërë këtë, njerëzit duhet të vaksinohen", apelon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare