OBSH/ Europa e lodhur nga pandemia Covid, vaksina jo futboll politik

Një Evropë e lodhur nga pandemia dhe me të rinj që por rriten të zhgënjyer prej masave antiCovid.

OBSH është e shqetësuar për këtë fakt. Drejtori Rajonal për Europën Hans Henri Kluge deklaroi se lufta kundër Covid është shumë larg nga përfundimi.

Mosmarrëveshjet shkencore rreth përdorimit të maskave dhe vaksinimit nuk duhet të trajtohen si "një lloj futbolli politik", megjithse pranoi se "nuk është e lehtë që të gjithë të jenë në një mendje gjatë gjithë kohës”.

Dy më parë Organizata lëshoi alarmin për rritje të rasteve të infektimit dhe nga ana tjetër Maria Van Kerkhove, eksperte e OBSH-së tha se mosha mesatare e personave me Covid ka pësuar rënie dhe sipas saj janë duke u rritur rastet e shtrimit në spital të atyre me moshë 15 deri në 49 vjeç.

Ajo u shpreh e shqetësuar edhe me mundësinë që i njëjti person, mund të infektohet njëkohësisht me grip dhe me Covid-19, gjë e cila do ta ndërlikonte situatën në spitale.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia