Pavarësisht fillimit të fushatave masive të vaksinimit anti-COVID në të gjithë botën, imunizimi i masiv i popullsisë nuk do të arrihet në vitin 2021, tha OBSH-ja.
Si pasojë të gjitha masat anti-COVID të ndërmarra gjatë gjithë periudhës së popullsisë do të jenë të domosdoshme.
Shkencëtari kryesor i OBSH-së, Soumya Swaminathan, tha në një konferencë për shtyp të hënën se duhet kohë për të shkallëzuar prodhimin e dozave për njerëzit në të gjithë botën.
“Nuk të arrijmë imunizimin e gjerë të popullsisë në vitin 2021”, tha ai.
Swaminathan vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm, të zhvillimit të vaksinave kundër koronavirusit, të sigurta dhe me efekte të shpejta.
Megjithatë ai i ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të jenë të durueshëm, pasi përhapja e vaksinës në të gjithë botën do kohën e vetë.
Aktualisht numri total i infektimeve në të gjithë botën ka shkuar 91.408.542, ndërkohë që numri i viktimave është 1.955.682.
SHBA është vendi i cili kryeson vendin e parë në “listën e zezë” të infektimeve, më pas vjen India, Brazili, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca.
Komente








