OBSH: Jo më mbyllje për Shqipërinë, mbrojtja më e mirë, maskat dhe higjenizimi

OBSH: Jo më mbyllje për Shqipërinë, mbrojtja më e mirë, maskat dhe higjenizimi

Në shumë vende të Europës janë rritur rastet e të prekurve nga Covid-19, çfarë ka shtuar frikën se vala e dytë e pandemisë po mbërrin dhe mund të ketë një tjetër mbyllje. Në Itali ka nisur mbyllja e klasave të veçanta për shkak të nxënësve pozitive me covid-19.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë, Bettina Mene, thotë se pavarësisht se pritet që rastet të rriten edhe në Shqipëri nuk kemi nevojë për një mbyllje totale. Tanimë situata është më qartë se në mars dhe sëmundja njihet, shprehet ajo.

Por Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së në Tiranë ka një mesazh për bluzat e bardha të cilët neglizhojnë masat mbrojtëse. Tanimë kjo sëmundje i ka lodhur të gjithë duke shtuar stresin dhe lodhjen psikologjike. OBSH-ja ka nisur një studim me 27 vende ,mes tyre edhe Shqipëria ku po shikohen faktorët që ndikojnë si dhe reduktimin e lodhjes për sa kohë do të duhet të bashkëjetojmë gjatë me coronavirusin të pranishëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aspi virusi: 23/09/2020 00:32

    Ju shuft fara juve te obsh se e keni ber boten lemsh per interes te disa masonave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës