Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës.
Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.
"Aktualisht, rreziku i shëndetit publik në nivel global vlerësohet si i moderuar duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që kemi kaq shumë raste të lisë së majmunëve," tha OBSH.
Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik "mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t'u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor".
Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980.
Patogjeni transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik.
Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.
Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara.
Megjithatë, deri më tani këtë vit, 66 persona kanë vdekur në pesë vende afrikane me shkaqe që lidhen me linë e majmunëve.
Rikujtojmë se në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast të lisë së majmunëve, rast ky që është dërguar për testim jashtë vendit./REL
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.9%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
30 Dhjetor 2024, 08:25
-
VIDEO/ Momenti kur kreu i OBSH-së evakuohet me emergjencë në aeroportin e Jemenit gjatë sulmit raketor izraelit
28 Dhjetor 2024, 21:49