OBSH: Midis tetorit dhe nëntorit në Europë do të rritet numri i viktimave Covid

OBSH: Midis tetorit dhe nëntorit në Europë do të rritet numri i viktimave Covid

Kreu europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge deklaroi sot nga Gjeneva se “Vdekjet nga infeksioni i Covid në Europë do të rriten tashmë në të ardhmen e afërt”

Ai nënvizoi se niveli i vdekshmërisë në Kontinentin e Vjetër "do të rritet midis tetorit dhe nëntorit, duke e bërë gjithçka edhe më të vështirë".

Vetëm dje, OBSH regjistroi një rekord të ri ditor të rasteve globale: në të gjithë botën infeksionet ishin 307.930, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Regjistrimi i mëparshëm u arrit në 6 shtator, kur infeksionet e reja ishin 306.857.

Ndërkohë, sipas llogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins, vdekjet totale të regjistruara në botë janë rritur në mbi 920 mijë kurse totali i të prekurve mbi 29 milionë

Frika

Viruset tentojnë të mbijetojnë më mirë në mjedis gjatë muajve të dimrit dhe mund të transmetohen më lehtë gjatë një sezoni të ftohtë dhe të thatë. 

Një transmetueshmëri e mundshme më e madhe e Sars-CoV-2 mund të lidhet gjithashtu me sjelljen njerëzore gjatë dimrit dhe jo vetëm me faktorin klimatik. 

Në fakt, kur klima bëhet e ashpër, njerëzit priren të mblidhen në hapësira të mbyllura dhe me pak ajër por zbatimi më rigoroz i distancës shoqërore dhe ajrosja e mjediseve mund të ndihmojë për të shmangur mbylljet dhe kufizimet totale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
OBSH: Jo puthje e përqafime por as edhe takim me bërryla...rrezikojmë të infektohemi me Covid

Jo puthje dhe përqafime…as edhe takim me bërryla si formë përshëndetje

Sipas OBSH, edhe kjo e fundit duhet të shmanget pasi afrohemi më pak se një metër nga personi tjetër dhe rrezikojmë të infrktohemi.

Sipas Organizatës është më mirë që në situatën pandemikë të përshëndetemi duke vënë dorën në zemër

Që në muajin mars në fakt, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus  e pati paralëjmëruar këtë normalitet të ri por me rihapjen e shkollave dhe universiteteve, masa parandaluese bëhet e domosdoshme për tu zbatuar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion