OBSH: Miliona njerëz në Ukrainë rrezikojnë vdekjen gjatë dimrit

OBSH: Miliona njerëz në Ukrainë rrezikojnë vdekjen gjatë dimrit

1669108919_obsh.PNG

Këtë dimër jetët e miliona njerëzve në Ukrainë do të jenë nën kërcënim, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është ose e dëmtuar ose e shkatërruar dhe 10 milionë janë aktualisht pa energji, tha Hans Henri P Kluge, drejtor rajonal i OBSh-së për Evropën.

Temperaturat parashikohet të bien deri në -20C në disa zona. OBSh ka dokumentuar 703 sulme në infrastrukturën shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus, raporton BBC.

Javën e kaluar, Rusia goditi më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile në një nga bombardimet e saj më të rënda ajrore të luftës.

Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet më i mprehtë me fillimin e dimrit.

Sipas Kluge, sistemi shëndetësor i Ukrainës po përballet me ditët e tij më të errëta në luftë deri më tani dhe zgjidhja më e mirë është që konflikti të përfundojë.

Për shkak të sulmeve, qindra spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor "nuk janë më plotësisht funksionalë, nuk kanë karburant, ujë dhe energji elektrike për të përmbushur nevojat bazë", tha ai.

Maternitetet kanë nevojë për inkubatorë, për frigoriferë dhe shtretërit e kujdesit intensiv kanë nevojë për ventilatorë, tha ai, duke shtuar se "të gjitha kërkojnë energji". Deri në tre milionë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ngrohtësisë dhe sigurisë, thotë OBSh.


Lajmi kryesor:

Rusia zyrtarizon tërheqjen nga Këshilli i Evropës! 10 shpërthime në Kherson, 1 viktimë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun