Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin e vaksinës indiane ‘Covovax’ kundër koronavirusit. Kjo vaksinë është prodhuar nga Instituti i Indisë me licencë nga Novavax. Pas miratimit të kësaj vaksine pritet lehtësimi i aksesit të vendeve të varfra për të marrë dozat kundër COVID.
“Prodhohet nga Instituti i Indisë me licencë nga Novavax dhe është pjesë e portofolit të Covax (Covid International Vaccine Distribution System), e cila do të rrisë përpjekjet për të vaksinuar më shumë persona me të ardhura të ulëta”, tha OBSH.
Mjekja Mariangela Siamou deklaroi se vaksinat mbeten një nga metodat më efektive të mbrojtjes kundër formave të rënda të koronavirusit, pavarësisht shfaqjes së varianteve të reja.
“Vaksinat mbeten një nga metodat më efektive të mbrojtjes kundër formave të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga SARS-COV-2, pavarësisht shfaqjes së varianteve të reja”, tha Dr. Mariangela Simaou, përgjegjëse e OBSH-së.
“Ky miratim pritet të lehtësojë aksesin në vaksina për vendet e varfra, 41 prej të cilave ende nuk janë në gjendje të vaksinojnë 10% të popullsisë së tyre, ndërsa 98% e vendeve nuk kanë arritur ende 40%,” tha OBSH.