Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vetmia është sot kërcënimi urgjent për shëndetin global. ‘Vetmia’ i kapërcen kufijtë dhe prek çdo aspekt të shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit,” thotë ekipi i OBSH.
OBSH ka ngritur një komision ndërkombëtar për këtë problem që sipas këtij organi erdhi pas pandemisë Covid-19, ngjarje që rriti nivelet e vetmisë.
Rreziqet shëndetësore janë po aq të këqija sa pirja e duhanit deri në 15 cigare në ditë dhe madje më të mëdha se rreziqet që lidhen me obezitetin dhe pasivitetin fizik, sipas mjekëve të OBSH. Ndërsa vetmia shihet shpesh si një problem për vendet e zhvilluara, ekspertët thonë se raporti 1 në katër të moshuar që përjetojnë izolim social është i njëjtë në të gjitha rajonet e botës.
Tek të moshuarit, vetmia shoqërohet me një rritje prej 50% të rrezikut të zhvillimit të demencës dhe një rritje prej 30% të rrezikut të sëmundjes së arterieve koronare ose goditjes në tru. Por ajo dëmton edhe jetën e të rinjve. Midis 5% dhe 15% e adoleshentëve janë të vetmuar, sipas shifrave zyrtare. Të rinjtë që përjetojnë vetminë në shkollë kanë më shumë gjasa të braktisin universitetin. Ajo gjithashtu mund të çojë në rezultate më të dobëta ekonomike, ndjenja e shkëputur dhe e pambështetur në një punë mund të çojë në performancë më të dobët në punë.
Sipas OBSH në vendet ku shumica e popullsisë përbëhet nga të rinj, sfidat rreth paqes, sigurisë dhe krizës klimatike, si dhe nivelet e larta të papunësisë, po kontribuojnë në izolimin social. OBSH shton se kjo çështje nuk prek vetëm një vend, por është një kërcënim i nënvlerësuar për shëndetin publik.
S.S/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Nis projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar
19 Shtator, 20:16
-
STUDIMI/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë! Një nga frutat më të rekomandueshëm edhe nga OBSH
1 Shtator, 18:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli
31 Gusht, 15:33
-
OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës
30 Gusht, 15:16
-
Lufta në Gaza/ Borrell: S’ka unanimitet për sanksionet ndaj ministrave izraelitë! OBSH: Marrëveshje për pauza për vaksinimet kundër poliomielitit
29 Gusht, 22:14
-
OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik
14 Gusht, 21:13
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht, 16:43