Pavarësisht se vaksinat kanë filluar të shpërndahen në shumë vende, imuniteti kolektiv kundër COVID-19 nuk do të arrihet këtë vit paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Ne nuk do të arrijmë imunitet kolektiv në 2021”, tha zyrtarja shkencore e OBSH-së, Soumya Sëaminathan, gjatë një konferencë në Gjenevë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të masave mbrojtëse, si distancimi fizik, larja e duarve dhe mbajtja e maskës, për të kontrolluar pandeminë.
Ajo vlerësoi përparimin e pabesueshëm të bërë nga shkencëtarët, të cilët kanë arritur të krijojnë disa vaksina, të sigurta dhe efikase kundër COVID-19 në më pak se një vit, por theksoi se shpërndarja e tyre kërkon kohë.
“Duhet kohë për të prodhuar doza në një shkallë të gjerë, jo vetëm miliona, por miliarda”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për durim.
Sëaminathan siguroi se vaksinat do të mbërrijnë në të gjitha vendet, por, ndërkohë, nuk duhet harruar se ka masa që funksionojnë. Sipas saj, do të jetë e nevojshme të vazhdojmë të marrim masa shëndetësore dhe sociale për të kufizuar transmetimin e virusit, të paktën deri në fund të këtij viti.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.1%
-
JO
48.9%
-
NUK E DI
11.1%
Vota total: 751
Lajme të tjera
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt, 20:18
-
Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit
27 Shkurt, 15:13
-
OBSH paralajmëron: Kujdes, gripi i shpendëve po shpërndahet te gjitarët! Bota të përgatitet për një pandemi
10 Shkurt, 18:01
-
OBSH dërgon mjekë dhe furnizime në zonën e tërmetit në Turqi dhe Siri, synon ndihmë për 400 mijë njerëz të prekur nga tërmetet
10 Shkurt, 17:11
-
Ekipet e shpëtimit në aeroportin e Stambollit, të gjithë gati për të ndihmuar
7 Shkurt, 14:55
-
Tre vjet pas alarmit fillestar dhe shpalljes si pandemi, reagon OBSH: COVID-19 ende një emergjencë ndërkombëtare, kini kujdes!
30 Janar, 14:45
-
Çfarë roli luan reduktimi i dëmit në jetën tonë të përditshme?
30 Janar, 10:30
-
OKB: Shqetësime të mëdha për shkak të trafikimit të qenieve njerëzore
25 Janar, 07:47
-
OBSH kërkon ‘veprim të menjëhershëm’ pas vdekjeve nga shurupi i kollës! Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022-it, shkak dyshohen ilaçet e kontaminuara
24 Janar, 13:49
-
Studimet amerikane dhe britanike: Vaksinat mbrojnë kundër COVID-it afatgjatë
22 Janar, 20:45