Në një kohë që numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka arritur pothuajse në 3.5 milion, numri i tyre mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
"Në të vërtetë ky numër mund të jetë dy ose tre herë më i lartë. Kështu që unë mendoj se mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë vdekje", tha Asma. Ndërsa analisti i të dhënave në OBSH, Qilliam Msemburi dha detaje të kësaj llogaritjeje.
“Ky vlerësim përfshin vdekjet e pa raportuara si dhe vdekjet për shkak të mungesës së kapacitetit spitalor, masave të izolimit që kanë kufizuar lëvizjen dhe faktorëve të tjerë”, tha ai.
Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, në fund të vitit 2019. Pavarësisht akuzave të ngritura nga shumë shtete qeveria kineze ka hedhur poshtë akuzat për daljen e virusit nga laboratori. Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë udhëtoi në Wuhan në janar, për të hetuar origjinën e virusit. Ekipi e ka hedhur poshtë teorinë që virusi të ketë dalë nga laboratori, por hulumtimi i tij është mbështetur në mostra dhe prova të siguruara nga zyrtarët kinezë.