OBSH: Pandemia e koronavirusit ka hyrë në një fazë të rrezikshme

OBSH: Pandemia e koronavirusit ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Megjithë lehtësimin e masave të karantinës në Evropë pandemia e virusit Corona nuk ka marrë fund, përkundrazi "pandemia është duke u përshpejtuar," tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Brenda një dite u raportuan më shumë se 150,000 infeksione të reja, më shumë se kurrë, tha etiopiani.

Përsëri shifra të larta nga Azia

Pothuajse gjysma e këtyre infeksioneve të reja u raportuan nga Amerika e Veriut, Qendrore dhe e Jugut, por një numër i madh infeksionesh njoftohet edhe nga Azia e Jugut dhe Lindja e Mesme. "Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme," tha Tedros. Ekziston një rrezik i rritur nga infeksioni sepse, kuptohet, shumë njerëz janë të ngopur me të ndejturit në shtëpi.

Virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi

"Edhe qeveritë duan t'i rihapin ndërmarrjet ekonomike dhe shoqërinë. Por virusi po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të prekshëm," tha Tedros. Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të mbajnë distancë, të lajnë duart shpesh dhe të zbatojnë masa e tjera higjienike. Të gjitha infeksionet duhet të gjurmohen dhe ato që preken nga virusi të izolohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar