OBSH paralajmëron: Mos mendoni se COVID po arrin fundin e lojës, ka gjasa të dalin variante të reja
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit dhe paralajmëroi se variante të reja mund të hasen së shpejti. Ai tha se ishte e rrezikshme për vendet të supozonin se Omicron është varianti i fundit ose se "ne jemi në fund të lojës".
“Ka skenarë të ndryshëm se si mund të zhvillohet pandemia dhe si mund të përfundojë faza akute,” tha ai.
"Por është e rrezikshme të supozohet se Omicron do të jetë varianti i fundit ose se ne jemi në fund të lojës," shtoi ai. “Përkundrazi, globalisht, kushtet janë ideale që të shfaqen më shumë variante.”
Ai këmbënguli, megjithatë, se "ne mund t'i japim fund Covid-19 si një emergjencë shëndetësore globale, këtë vit", duke arritur qëllime të tilla si objektivi i OBSH-së për të vaksinuar 70% të popullsisë së çdo vendi, deri në mes të këtij vit, me fokus personat që janë më të rrezikuar nga Covid-19.
Ai theksoi se është më e rëndësishme se kurrë që të vaksinohen të gjithë. “Vaksinat mund të jenë më pak efektive ndaj Omicron, por përsëri bëjnë punë të jashtëzakonshme për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spitale, duke shmangur mbipopullimin e spitaleve. Kjo pandemi është larg përfundimit, ka gjasa që të dalin variante të reja, prandaj gjurmimi mbetet kritik. Duhet të sigurohemi që t’i ndajmë në mënyrë të barabartë vaksinat. Mund ta mposhtim këtë virus nëse punojmë bashkë”, tha ai.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
18%
-
JO
73.2%
-
NUK E DI
8.8%
Vota total: 3401
Lajme të tjera
-
Pas Spanjës, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, konfirmohet rasti i parë i Lisë së majmunit në Itali
19 Maj, 16:19
-
Ministrja e Ekonomisë në takimin e OECD: Digjitalizimi i shërbimeve publike, minimizoi efektet negative të pandemisë
17 Maj, 16:41
-
Përhapja e COVID-19 në Korenë e Veriut, alarmohet Kim Jong Un: Katastrofa më e madhe që po kalon vendi
14 Maj, 12:24
-
Rasti i parë me COVID në Korenë e Veriut, Kim Jong-un urdhëron mbylljen e vendit
12 Maj, 08:13
-
Kreu i OBSH-së: Në Ukrainë janë goditur 200 objekte shëndetësore, por ende ka qëndrueshmëri
10 Maj, 11:52
-
Rezolutë për emergjencën shëndetësore në Ukrainë, ministrja çel Sesionin Special të Komitetit Rajonal të OBSH për Europën
10 Maj, 11:04
-
Bilanci pothuajse 3 herë më i lartë se ai i raportuar, OBSH: Thuajse 15 milionë vdekje nga COVID-19 në 2 vite
5 Maj, 14:53
-
OBSH paralajmëron 'epideminë e obezitetit' në Evropë! Nutricionistja Garuci: Shëndeti para estetikës, ushqehuni mirë
4 Maj, 15:54
-
Numri i rasteve të fruthit është rritur me 79 për qind
30 Prill, 16:44
-
Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, qytetarët mund ta marrin vaksinën anti-COVID në qendrat shëndetësore
29 Prill, 16:04
-
‘Shpërthimi’ misterioz i COVID-19 në Kinë! Komplikacione dhe 52 viktima në 24 orë, qeveria vë në fuqi strategjinë ‘zero’! A po rrezikohet bota nga një valë e re e pandemisë?
26 Prill, 09:51
-
OBSH konfirmon vdekjen e një fëmije nga një lloj misterioz i hepatitit
24 Prill, 17:09