Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Popullsia e Gazës është në “rrezik të madh”. Kështu deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
OBSH tha se dërgoi furnizime në dy spitale dje, me vetëm 15 nga 36 spitalet e Rripit të Gazës që funksionojnë me çdo kapacitet.
Ghebreyesus i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë "masa urgjente për të zbutur rrezikun e rëndë me të cilin përballet populli i Gazës dhe që rrezikon aftësinë e punonjësve humanitarë për të ndihmuar njerëzit me lëndime të tmerrshme, uri akute dhe në rrezik të madh sëmundjesh".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Biseda Netanyahu-Macron: Jemi duke punuar për një armëpushim të qëndrueshëm! Biden në Kongres: Gati për t'iu përgjigjur sulmeve nga Irani








