OBSH publikon FAKTET e reja në lidhje me koronavirusin

Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa fakte të cilat duhen ditur në lidhje me koronavirusin, të cilat mund të njihen në mënyrë të gabuar nga qytetarët.

Një prej tyre thekson se pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm, ndryshe nga ç’mund të thuhet, nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

“FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi i ri nuk do të thotë se do ta kesh sëmundjen për gjithë jetën.

FAKT: Ekspozimi ndaj diellit apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C nuk e parandalon COVID-19.

FAKT: Pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme”,  shkruhet në faqen e OBSH-së në Facebook.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapet transporti publik e ai ndërqytetas?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nesër në parlament/ Shtyrja e pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin, heqja e taksës së infrastrukturës për rindërtimin, e kredia e re nga FMN!