Në ditën Ndërkombëtare të Shëndetit OBSH ka theksuar se në themel të punës saj mbetet ‘Ndërtimi i një bote më të drejtë dhe më të shëndetshme’ ku të gjithë shtetasit të kenë akses në shërbimet shëndetësore.
Duke theksuar se pandemia e Covid-19 nxori në pah edhe njëherë pabarazitë që ekzistojnë në të gjithë botën, në qasjen në shërbimet shëndetësore OBSH tha se të gjitha qeveritë duhet të krijojnë mundësi të barabarta për shtetasit e tyre.
"Pandemia COVID-19 ka lulëzuar midis pabarazive në shoqëritë tona dhe boshllëqeve në sistemet shëndetësore. Është jetike për të gjitha qeveritë të investojnë në forcimin e shërbimeve të tyre shëndetësore dhe të heqin pengesat që parandalojnë kaq shumë njerëz t'i përdorin ato, kështu që më shumë njerëz kanë shansin të jetojnë jetë të shëndetshme,” tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.
Por ndërsa vendet vazhdojnë të luftojnë pandeminë, shfaqet një mundësi unike për të krijuar një botë më të drejtë, më të shëndetshme.
Pasi pabarazitë në kushtet e jetesës së njerëzve, shërbimet shëndetësore dhe qasja në energji dhe para, sjell nivele të larta të vdekshmërisë, vdekjet në mesin e fëmijëve nën 5 vjeç në familjet më të varfra janë dyfishi i atyre nga familjet më të pasura. Jetëgjatësia në vendet me të ardhura të ulëta është 16 vjet më e ulët se për njerëzit në vendet me të ardhura të larta.