OBSH: Rastet asimptomatike rrallë përhapin koronavirusin

OBSH: Rastet asimptomatike rrallë përhapin koronavirusin

Personat që nuk kanë simptoma të koronavirusit rrallë e përhapin infeksionin më tej, tha epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.

"Në bazë të të dhënave që kemi, duket se një person pa simptoma rrallë e transmeton (virusin) te një person tjetër", tha ajo.

Sipas saj, të dhënat e OBSH-së bazohen në raportet e vendeve që monitorojnë në detaje kontaktet e të infektuarve, përfshirë rastet asimptomatike.

Van Kerkhove tha po ashtu se njerëzit që nuk kanë simptoma të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, shpesh e kalojnë më lehtë atë.

Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.

"Sikur t’i kishim vëzhguar të gjitha rastet simptomatike, t'i kishim izoluar ato, t’i kishim monitoruar kontaktet dhe t'i kishim vendosur në karantinë, do të kishim zvogëluar në mënyrë drastike transmetimin e koronavirusit", tha Van Kerkhove.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Deklarata e OBSH për asimptomatikët lë të hutuar studiuesit e Covid

OBSH ka deklaruar se asimptomatikët nuk e përhapin infeksionit nga koronavirusi, por disa studime të mëparshme kanë treguar mundësinë e infektimit nga pacientë të cilët ende nuk kishin zhvilluar simptomat tipike të sëmundjes.

Kështu, shkencëtarët janë të ndarë për rolin e asimptomatikëve në emergjencën e shkaktuar nga pandemia e re e koronavirusit.

Në janar, virologu italian Roberto Burioni kishte paralajmëruar popullatën, duke marrë parasysh një lajm të botuar në The Lancet...

"Duket e mundur ekzistenca e pacientëve asimptomatikë, të cilët janë mirë, nuk kanë ethe, por mund të përhapin koronavirusin", shpjegoi atëkohë eksperti, kur Covid-19 nuk e kishte bërë ende paraqitjen e tij në Itali”.

Në Itali, çështja e Vo 'Euganeo, në provincën e Padovës, e prekur rëndë nga pandemia, alarmoi transmetimin e mundshëm të virusit nga ata që nuk kishin ende simptoma. Studimet treguan se midis 50 dhe 75% e njerëzve të testuar ishin pozitivë, por pa patur simptoma. Kina raportoi gjithashtu se 4 nga 5 pacientë ishin asimptomatikë. Në një artikull të botuar në ‘British Medical Journal’ thuhej se "shumë ekspertë besojnë se rastet e pazbuluara dhe asimptomatike të infeksionit të koronavirusit mund të jenë një burim i rëndësishëm i ngjitjes". Një studim kinez, tregoi se 78% e njerëzve të testuar ishin pozitivë por pa simptoma. Një seri studimesh të tjera kryera në Kinë, gjithashtu treguan të njëjtin përfundim, duke nxjerrë në pah një prani të fortë të pacientëve që vuajnë nga Covid-19, pavarësisht mungesës së etheve, vështirësisë në frymëmarrje dhe simptomave tipike të sëmundjes.

Duket se deklarata e OBSH-së ka lënë të hutuar shumë studiues, mes të cilëve edhe ata në Itali, të bindur për mundësinë e asimptomatikëve për të përhapur koronavirusin. "Asimptomatikët mund të transmetojnë virusin dhe shumë studime të kryera deri më tani e demonstrojnë këtë - tha Antonio Cassone, ish drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur