OBSH: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivel më të ulët se para pandemisë

OBSH: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivel më të ulët se para pandemisë

Qytetarë me maska të fytyrës në Kinë. Fotografi nga arkivi

Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktualisht nuk është më e lartë se para pandemisë së COVID-19, tha një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përsëritur se nuk janë gjetur patogjenë të rinj ose të pazakonshëm në rastet e fundit.

Maria Van Kerkhove, ushtruesja e detyrës së drejtorit të departamentit për parandalimin e epidemisë dhe pandemisë në OBSH, tha se rritja e rasteve duket se është nxitur nga rritja e numrit të fëmijëve që kontraktojnë patogjenë, pasi për dy vjet kufizime të vendosura për pandeminë, i ka mbajtur ata larg nga patogjenët.

“Ne kemi kërkuar krahasimet para pandemisë. Dhe valët që po përjetojnë ata tani, kulmi i tyre nuk është aq i lartë krahasuar me atë që u shënua më 2018-2019”, tha Van Kerkhove.

“Ky nuk është tregues i një patogjeni të ri. Kjo është e pritshme. Kjo është ajo me të cilën janë përballur shumica e shteteve një apo dy vjet më parë”, shtoi ajo.

Zëdhënësi i Komisionit shtetëror të Shëndetësisë në Kinë, Mi Feng, tha më 26 nëntor se rritja e rasteve të sëmundjeve akute të frymëmarrjes ishte e lidhur me qarkullimin e disa llojeve të patogjenëve, kryesisht të gripit sezonal.

Rritja e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes u bë çështje globale javën e kaluar kur OBSH-ja i kërkoi Kinës më shumë informacione, duke cituar një rast mbi grupet e pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët nga Programi për Monitroimin e Sëmundjeve Emergjente.

Kina dhe OBSH-ja janë përballur me kërkesa për transparencë lidhur me raportimin në fillim të pandemisë, që u shfaq në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019. OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk ka gjetur asnjë patogjen të ri apo të pazakonshëm në rastet e fundit të sëmundjeve respiratore./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Kung Fu në Berat, 70 djem e vajza praktikojnë artet marciale! Mjeshtri: Sport i vetëmbrojtjes me shumë vlera

Kung Fu në Berat, 70 djem e vajza praktikojnë artet marciale! Mjeshtri: Sport i vetëmbrojtjes me shumë vlera