OBSH rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për personat mbi 65 vjeç dhe për variantet e reja të Covid-19

Pavarësisht diskutimeve të shumta në lidhje me efektshmërinë e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar sot përdorimin e vaksinës të Oxford AstraZeneca për Covid-19 te njerëzit që nga 18 vjeç e sipër duke përfshirë është ata mbi 65 vjeç, për të cilët më herët ishte thënë se nuk duhej përdorur. Udhëzimi i organizatës bazohet në këshillat e lëshuara nga Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve (SAGE) mbi Imunizimin.

“SAGE rekomandon që këto vaksina të administrohen në dy doza në gjysmë mililitri secila, me një distancë kohore ndërmjet 4 dhe 12 javësh midis dozës së parë dhe të dytë”, tha Dr. Alejandro Cravioto, kryetari i SAGE, gjatë një konferencë për shtyp .

Vaksina AstraZeneca ka deklaruar një efektivitet prej 63.09% kundër koronavirusit, sipas rekomandimeve të përkohshme të OBSH-së. SAGE tashmë kishte bërë rekomandime për vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna dhe se në javët e ardhshme, do të ketë  më shumë rekomandime kur do të shqyrtohen provat nga kandidatët e ndryshëm e ndryshëm të vaksinave.

Pas polemikave të shumta dhe vendimit të disa shteteve evropiane për të mos lejuar vaksinimin e me AstraZenneca të personave mbi 65 vjeç apo edhe ndalimin e përdorimit të saj në Zvicër apo Afrikën e Jugut, OBSH ka rekomanduar sot vaksinën e AstraZeneca-s edhe për njerëzit mbi 65 vjeç, dhe kundër varianteve të reja të Covid.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 10/02/2021 18:40

    testuar ne Afriken e Jugut per variantin e ri dhe jep 20% mbrojtje. Uje me sheqer dhe allumin eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025