Vendi me 6 milionë banorë thotë se nuk ka raste me Covid, OBSH nis hetimet

Vendi me 6 milionë banorë thotë se nuk ka raste me Covid, OBSH nis hetimet

Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arriti në Turkmenistan, vendin e vetëm në Azinë Qendrore që thotë se nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus.

Catherine Smallwood, udhëheqëse e misionit, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet turkmene në aspektet e gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Misioni do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë.

OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision atje për më shumë se dy muaj, për të hetuar pretendimet e Ashgabatit se nuk ka raste me koronavirus.

Smallwood tha se udhëtimi i grupit të saj është shtyrë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit që janë ndërmarrë si pasojë e pandemisë.

Edhe pse autoritetet në Turkmenistan - vend me gjashtë milionë banorë - këmbëngulin se nuk kanë raste me koronavirus, zyrtarë anonimë dhe banorë të zonës thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shtruar në spitale me simptoma të COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë