OBSH: Të karantinohen rastet e kontaktit me COVID-19

 OBSH: Të karantinohen rastet e kontaktit me COVID-19

Në përballje me valën e dytë të infeksioneve me Covid-19, kreu i Urgjencave Shëndetësore në OBSH, Michael Ryan u bëri thirrje autoriteteve që të vendosin të gjitha rastet e kontaktit në karantinë, megjithëse disa prej tyre, si Sllovenia kanë hequr dorë nga gjurmimi i tyre për shkak të pamundësisë për t’i gjurmuar të gjitha.

“Nëse do të kisha një dëshirë magjike për të përmirësuar një gjë që ne me të vërtetë mund ta përmirësojmë dhe të jem një lojë ndryshues, do të ishte të siguroja që çdo individ në kontakt me një rast të konfirmuar COVID-19 të karantinohej për kohën e nevojshme me qëllim thyerjen e zinxhirit të transmetimit”, u shpreh ai.

Duke vijuar në fjalën e tij se një gjë e tillë nuk është bërë dhe prandaj vendet e kanë pasur t) pamundur të vënë në kontroll valën e përhapjes së Covid-19.

Gjurmimi i rasteve të kontaktit, pavarësisht aplikacioneve të shumta të krijuara ka dështuar prandaj shumica prej vendeve janë detyruar të rikthejnë kufizimet e pjesshme dhe Irlanda pothuajse me të njëjtën shkallë kufizimeve si në Pranverë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të