Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje të martën njerëzve në të gjithë botën të mos grumbullojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, duke thënë se ato, janë të nevojshme vetëm për punonjësit e shëndetit që luftojnë koronavirusin.
"Jemi të shqetësuar se aftësitë e vendeve të ndryshme për t'u përgjigjur po dëmtohen nga çrregullimet e mëdha dhe në rritje në furnizimin global me pajisje mbrojtëse personale të shkaktuara nga rritja e kërkesës, grumbullimi dhe keqpërdorimi," tha Tedros gjatë konferencës së tij të përditshme për virusin.
Një ditë më parë, ai tha se bota është "në një fushë të paeksploruar" dhe se përhapja e përshpejtuar e virusit në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe Japoni është kërcënimi më i madh në botë. Të martën Tedros tha se "mungesat po i lënë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të paaftë për tu kujdesur për pacientët me COVID-19".
Tedros shpjegoi se koronavirusi ashtu si edhe gripi i zakonshëm sezonal shkakton probleme të frymëmarrjes dhe përhapet në të njëjtën mënyrë, por koronavirusi, saktësoi ai, nuk përhapet në mënyrë efikase.
Ai tha gjithashtu se COVID-19 shkakton raste më të rënda sesa gripi sezonal dhe se frenimi i koronavirusit është i mundur, ndryshe nga gripi sezonal.
Ndërsa virusi vazhdon të përhapet në botë, në Kinë po vihet re një optimizëm në rritje. Numri i infeksioneve të reja atje ra në nivelin më të ulët në disa javë dhe mijëra pacientë të shëruar kanë filluar të dalin nga spitalet./VOA
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!
26 Dhjetor, 17:02
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Nis projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar
19 Shtator, 20:16
-
STUDIMI/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë! Një nga frutat më të rekomandueshëm edhe nga OBSH
1 Shtator, 18:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli
31 Gusht, 15:33
-
OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës
30 Gusht, 15:16