OBSH, thirrje kundër heqjes së menjëhershme të masave kufizuese

OBSH, thirrje kundër heqjes së menjëhershme të masave kufizuese

Foto ilustruese

Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.

Danimarka hoqi shumicën e kufizimeve kindër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe çertifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një "sëmundje kritike sociale". Franca, Britania dhe vende të tjera evropiane po ndjekin shembullin e Danimarkës.

Në një konferencë shtypi të martën në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë.

Tedros tha se varianti Omicron i koronavirusit vazhdon të jetë shumë i transmetueshëm dhe vdekjeprurës. Ai tha se në 10 javët që nga identifikimi i variantit Omicron, janë raportuar pothuajse 90 milionë raste, më shumë se totali i të gjitha rasteve me Covid-19 në vitin 2020. Ai tha se OBSH-ja tani ka filluar të shohë një rritje shumë shqetësuese të vdekjeve në shumicën e rajoneve të botës.

Në të njëjtën konferencë shtypi, drejtuesja e OBSH-së për pandeminë e COVID-19, Maria Van Kerkhove u bëri thirrje vendeve të botës të jenë të kujdesshme në lidhje me heqjen e kufizimeve, duke mos i hequr "të gjitha menjëherë". Ajo sugjeroi një proces më gradual, sepse shumë vende nuk e kanë arritur ende kulmin e infeksioneve me Omicron dhe të tjerat kanë nivele të ulëta vaksinimi, veçanërisht në mesin e grupeve të pambrojtura të popullatës së tyre./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë