OBSH u bën thirrje të rinjve të mbajnë maska: Nga sjellja e tyre varet shëndeti i të gjithëve (VIDEO)

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se do të duhen ende shumë muaj përpara së një vaksinë kundër Covid të jetë në dispozicion publikut.

Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se teksa ndërkohë nuk ka ende një kurë 100% efektive për të luftuar infeksionin, mënyra e vetme për të kontrolluar këtë pandemi vdekjeprurëse është përmes sjelljes personale – disa metra larg nga të tjerët në mjediset sociale, dhe mbajtja e maskës kudo

"Në mënyrë të veçantë, unë u bëj thirrje të rinjve të mbajnë maska pasi nga sjellja e përgjegjshme varet shëndeti i tyre dhe i të tjerëve”, - tha kreu i Organizatës.

Për Tedros Adhanom Ghebreyesus, "Disa mendojnë se detyrimi për të mbajtur maskë shkel lirinë e tyre të zgjedhjes - por sa më shumë njerëz do t’i mbajnë ato, aq më shumë do të kemi liri për të dalë".

Dje, 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës I drjtuan një letër OBSH-së, përmes së cilës i kërkonin asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas tyre, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Ekspertët u shprehën se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

Dr. Soumya Sëaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, deklaroi dje se anëtarët e kësaj agjencie po përpiqen të vlerësojnë dëshmitë e reja shkencore sa më shpejt që është e mundur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg