Organizata Botërore e SHëndetësisë do të publikojë së shpejti udhëzime për përdorimin e maskave nga popullata, por drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se "nuk janë ato që do ta fitojmë luftën me pandeminë por janë testet gjurmimi i kontakteve, karantinimi dhe izolimi.
Ghebreyesus tha se nëse vendet vendosin ti përdorin me detyrim në masë të gjerë, ato duhet të përdoren në mënyrë të sigurt dhe të saktë.
“OBSH ka një udhëzues se si duhet bërë kjo. Ne inkurajojmë vendet që po mendojnë të prezantojnë maska për popullatën që të studiojnë efektivitetin e tyre”
Në itali, në lidhje me përdorimin e maskave në shkallë të gjerë, autoritetet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë thonë se nuk ka rekomandim universal. Mbajtja e një maskë-thonë ata- nuk na bën të pathyeshëm. Distancimi shoqëror dhe higjena e duarve janë efektive në këtë situatë. Sigurisht- shprehen ata- maska është një prodhim i vlefshëm mbrojtës por nuk është një mjet për të ulur vigjilencën.
Lajmi kryesor: