TIRANË- Larja e duarve është shumë e rëndësishme për të mos u infektuar nga koroavirusi. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një video, se si të lahen duart hap pas hapi. Ajo ku vihet theksi është aplikimi i mjaftueshëm i sapunit të lëngshëm që të mbulohet sipërfaqja e duarve dhe çezmën mbylleni me pecetën një përdorimshme që do fshini duart. Temperatura e ujit nuk ka rëndësi.

E gjithë kjo procedurë është kryer nga Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH. Në videon që zgjat 2 minuta, Ghebreyesus ka shpallur edhe sfidën e re në rrjetet sociale "Sfida e duarve të sigurta" për të qenë gati për koronavirusin.